Një stil që të përfaqëson.
Këshillim personal për pamjen tënde, duke marrë parasysh dasmën, preferencat dhe proporcionet e tua. Mund të vish edhe me partneren ose familjen.
Në ditën e dasmës, ti duhet të jesh më i dalluari. MR REX është zgjedhja për ty. Prandaj, më 24 tetor po sjellim në Tiranë The Signature Experience.

PËR TY, DHËNDËR
Po, ti po martohesh.
Ke marrë një vendim që do të ndryshojë jetën tënde. Ti dhe nusja jote keni pritur gjatë për këtë ditë. E keni imagjinuar, e keni planifikuar dhe tani po afrohet.
Në mes të gjithë përgatitjeve, mos e lër veten për në fund. Të dy meritoni të dukeni elegantë. Të dy meritoni të ndiheni mirë.
Kjo ditë. Ky emocion. Ju të dy.
Fotografitë do të mbeten. Edhe mënyra si je ndier me kostumin tënd.
Po, mund të zgjedhësh një kostum të gatshëm.
Imagjino ta shohësh të njëjtin kostum te një nga të ftuarit në dasmën tënde. E bezdisshme, apo jo?
Prerja, materiali dhe detajet duhet të zgjidhen për ty. Që kostumi të të përfaqësojë, jo vetëm të të bëjë.
Për këtë e kam krijuar
NGA MR REX
24 TETORPLAZA, TIRANË
Ma keni kërkuar të jem më afër. Tani po vij në Tiranë, me koleksionin e ri dhe kohë të dedikuar për ty.
Një drejtim më të qartë për kostumin tënd: çfarë të shkon, çfarë të pëlqen dhe si të vazhdosh me porosinë.
Këshillim personal për pamjen tënde, duke marrë parasysh dasmën, preferencat dhe proporcionet e tua. Mund të vish edhe me partneren ose familjen.
Gjatë provës private shqyrton përshtatjen me ekipin, shikon koleksionin e ri dhe prek materialet nga afër.
Nëse vendos të porositësh, bisedon me ekipin për matjet, personalizimin dhe vijimin e porosisë. Nuk je i detyruar ta blesh kostumin atë ditë.

NJIHU ME DIZAJNERIN
Kur ke veshur mbi një mijë dhëndër, e di që secili vjen me një ide, një pasiguri dhe një mënyrë të vetën si dëshiron të duket.
Për më shumë se 10 vite, Rex-i ka qenë vazhdimisht aktiv në modë, duke krijuar koleksione dhe duke punuar drejtpërdrejt me klientët. Nga pamjet klasike te zgjedhjet më të guximshme, puna nis gjithmonë nga personi që do ta veshë kostumin.
Nuk ke nevojë t’i kesh të gjitha përgjigjet.
Ke nevojë për dikë që di të të udhëheqë.
Më 24 tetor, këtë përvojë e sjell në Plaza, Tiranë. Për të të njohur, për të dëgjuar idetë e tua dhe për të të ndihmuar të zgjedhësh pamjen për ditën tënde.
Rezervo eksperiencën tënde
Duhet të të pëlqejë në pasqyrë. Por duhet edhe të mund të ulesh, të përqafosh dhe të kërcesh me të. Këtu fillon puna me detajet.
Supet, mëngët dhe gjatësia e xhaketës në raport me proporcionet e tua.
Pamja që të pëlqen në pasqyrë, me hapësirë për të lëvizur dhe për ta shijuar ditën.
Materialet dhe detajet zgjidhen duke menduar për stilin, stinën dhe ambientin e dasmës.
Prerje, materiale dhe karaktere të ndryshme. Cili është më afër teje?



Takime private me vende të limituara
Rezervimet mbyllen më 20 tetorZgjidh orarin tënd në formular. Ekipi konfirmon disponueshmërinë pas verifikimit të pagesës.
Plotëso të dhënat dhe zgjidh orarin që preferon.
Ekipi kontrollon disponueshmërinë dhe të dërgon udhëzimet e pagesës.
Vetëm pas verifikimit të pagesës, ekipi konfirmon orarin tënd në Plaza.
PARA SE TË REZERVOSH
Pagesa konfirmon takimin privat dhe të mbetet e gjitha si kredit për blerjen e kostumit. Kur blen, kjo shumë zbritet nga çmimi i tij.
Plotëso detajet dhe dërgo kërkesën. Ekipi i MR REX kontrollon orarin dhe të kontakton për pagesën.
Formulari dërgon një kërkesë, jo një rezervim të konfirmuar. Termini konfirmohet vetëm pasi ekipi verifikon disponueshmërinë dhe pagesën.
Ke pyetje? Na shkruaj në Instagram.Për dhëndërit që përgatiten të martohen në 2027 dhe dëshirojnë këshillim personal për kostumin e tyre. Nuk është e nevojshme ta kesh zgjedhur paraprakisht modelin.
Përfshin përvojën e takimit privat. E gjithë shuma të mbetet kredit për një kostum, i vlefshëm për tre vjet dhe i transferueshëm si dhuratë.
Jo. Mund të vendosësh më vonë, brenda afatit të vlefshmërisë së kreditit. Për porositë, matjet, dorëzimin dhe rregullimet kujdeset ekipi i MR REX.
Për porosinë, matjet, rregullimet, dorëzimin dhe provat pasuese kujdeset ekipi i MR REX. Takimi në Plaza është mundësia për t’u njohur nga afër me koleksionin dhe për të diskutuar kostumin tënd.
Nëse kostumi kërkon prova të tjera, vendin dhe mënyrën e realizimit duhet t’i sqarosh drejtpërdrejt me ekipin përpara se të porositësh. Mos e konsidero takimin në Tiranë si garanci që nuk do të nevojitet një vizitë tjetër.
Afati varet nga modeli, personalizimi dhe data e dasmës. Kërko që ekipi të konfirmojë afatin e realizimit dhe mënyrën e dorëzimit përpara se të finalizosh porosinë.
Po. Mund ta ndash këtë moment me partneren ose familjen. Njofto ekipin gjatë konfirmimit të takimit.
Pas kontaktit me ekipin dhe verifikimit të detajeve, pagesa mund të bëhet me transfer bankar, Western Union, Ria ose MoneyGram. Kërko udhëzimet drejtpërdrejt nga MR REX. Formulari nuk kryen pagesë dhe nuk konfirmon termin.
Sipas kushteve të komunikuara, pagesa nuk kthehet për mosparaqitje të klientit. Para pagesës, kërko nga ekipi kushtet e plota, përfshirë rastin kur organizatori anulon aktivitetin.
24 TETOR · PLAZA, TIRANË
Takim me dizajnerin. Provë private. Koleksioni i ri.
Rezervo eksperiencën tënde